Kalo te lënda

Parlamentarët i përdorin kompjuterët zyrtar për të shikuar porno

fotoKompjuterët në Parlamentin e Britanisë janë përdorur për të shikuar filma porno, raporton sot tabloidi The Sun.

Sajtet “X” dhe sajtet e sadomazohizmit kanë qenë të vizituara mbi 6 mijë herë në 14 muajt e fundit vetëm nga një kompjuter, që përdorej nga anëtarët e parlamentit.

Më shumë se gjysma e vizitave ishte për faqet homoseksuale derisa të tjerat kanë qenë për pornografi.

Një zëdhënës i Parlamentit ka thënë se faqet pornografike ‘janë hapur aksidentalisht’ pasi që rregullat e Parlamentit ua kanë ndaluar qasjen online për ‘pornografi’, për ‘nudo’ dhe për të gjitha sajtet që kanë përmbajtje për të rritur.

Shumë njerëz kanë përdorur rrjetin social “Twitter” për të reaguar kundër këtij turpi.

Geoff Banks shkroi “2500 klikime ka pasur nëpër sajtet e pornos. 3500 të tjera kanë qenë nëpër faqet e pornografisë për homoseksualë. Besoj që kjo është arsyeja pse ligji për martesa është miratuar?”./Indeksonline/

Lini një koment