Merkel, skeptike lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është duke e vazhduar vizitën e saj në Turqi, derisa zyrtarë vendës presin konfirmimin e premtimit për rifillimin e procesit të aderimit të Turqisë në BE.
E njohur me kundërshtimin e anëtarësimit të Turqisë në BE, kancelaria kishte thënë se është e gatshme që të hapë një kapitull të ri për negociatat paraaderuese. Sidoqoftë, Merkel theksoi se mbetet rrugë e gjatë për të kaluar në këto negociata dhe përsëriti skepticizmin lidhur me rezultatin e tyre.
Edhe ministri i Jashtëm gjerman, po ashtu, e përkrahu rifillimin e procesit, duke paralajmëruar në rrezikun nëse Turqia me ekonominë e saj, do t’ia kthente shpinën Evropës. Megjithatë, sipas anketës së publikuar të dielën nga gazeta “Bild”, pothuajse 2/3 e gjermanëve e kundërshton pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.