Kalo te lënda

Më 4 mars konfirmohet Republika Srpska në Kosovë

403x3025302949ilir-deda-03Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda ka tërhequr vërejtjen se dialogu Prishtinë – Beograd, po prodhon një rezultat të keq sa i përket veriut të Kosovës.
Ai në një intervistë në Zona B ka thënë se nëse politika kosovare, me theks të veçantë opozita, hesht deri më 4 mars, atëherë Kosova duhet “ta bajt me shëndet Republika Sërbskën në veri”.
Deda ka thënë se Asociacioni i Komunave të Veriut, do të jetë një asociacion i veçantë, nga ai i paraparë në Pakon e Ahtisarit. Sipas tij, ky organizim i veriut i cili do të dalë nga kjo marrëveshje nuk do ta ketë emrin Republikë, por do të jetë i tillë.
Edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe por ai do të jetë në përputhshmëri të plotë me Pakon Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Në një intervistë në Seul, kryeministri tha se do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë si dhe do të ketë zgjedhje të lira./ R.B. standardi.info

Lini një koment