Leonora Jakupi, nxjerr ‘sekretet’ e luftës
Leonora sjell kujtimet e luftës. Padyshim që kënga që u vjen në mendje të gjithëve sapo përmendet këngëtarja Leonora Jakupi është “A vritet pafajësia”… Ndoshta titulli nuk është i saktë, por jemi të sigurt që kështu fillon kënga e Drenicës.Dedikimi që Leonora i bëri kohës së luftës së përgjakshme midis Kosovës dhe Serbisë, asokohe i preku të gjithë. Kjo këngëtare, jo pak herë e ka shfaqur në publik ndjeshmërinë lidhur me këtë temë, për shkak edhe të humbjes së të atit në atë periudhë. Duket se bukuroshja kosovare nuk është shkëputur ende shpirtërisht nga kjo fazë e vështirë, edhe pse kanë kaluar vite, raporton Kosovapress.
Ajo ka postuar këto ditë në profilin e saj të “Facebook”-ut, një foto ku shfaqet e buzëqeshur në mesin e ushtarëve të UÇK-së.