Kalo te lënda

Izraeli kryen provë anti-raketore

403x302529831Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka thënë se ka testuar me sukses sistemin e ri anti-raketor Arrow.

Sistemi ka për qëllim të mbrojë Izraelin nga sulmet eventuale të Iranit me raketa balistike.

 

Ministria izraelite ka thënë se prova e së hënës është “arritje e madhe” në sistemin e ri Arrow.

 

Ky i fundit është i projektuar për të kapur raketat hyrëse në lartësi shumë më të mëdha se verzionet e mëparshme.

 

Raketat Shahab të Iranit mund të bartin koka bërthamore dhe kanë një gamë veprimi prej 2,000 kilometrash, duke vënë edhe Izraelin brenda rrezes.

 

Izraeli e konsideron programin e raketave balistike të Iranit si kërcënim për ekzistencën e tij.

Lini një koment