“Grushtohen” De Niro dhe Stallone
Robert De Niro dhe Sylvester Stallone kanë qenë protagonistë të filmave klasikë mbi sportin e boksit shumë vite më parë, dhe duket se janë ende në gjendje të grushtojnë para kamerave.
De Niro, 69-vjeçar, ka interpretuar në filmin “Raging Bull”, ndërsa 66-vjeçari Stallone në sagën “Rocky”, filma me të cilët kanë fituar edhe çmime Oscar.
Aktorët veteranë u panë në sheshxhirimin e filmit “Grudge Match” me fytyrë të dëmtuar dhe me këpucë boksi.

Një burim tha për ‘Mirror’: “Do të jetë një film që do të bashkojë Jake Lamotta dhe Rocky Balboa në një ndeshje pas gjithë këtyre viteve. Jam i sigurtë që shumë njerëz do të jenë kuriozë për të parë këto dy role klasike kundër njëri-tjetrit.”
Gjithsesi, mendohet se filmi do të jetë një komedi. Do të tregohet historia e dy boksierëve veteranë të cilët do të ndeshen sërish me njëri-tjetrin 50 vite pas ndeshjes së tyre të fundit.
Premiera e filmit “Grudge Match” pritet të shfaqet për herë të parë në vitin 2014. /Indeksonline/

