Kalo te lënda

Fituesit e ‘Oscar’ 2013

, lot, suksese e rrëzime në skenë karakterizuan mbrëmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ njëra nga më prestigjiozet ku vlerësohen të arriturat më të mëdha në film.

Në mesin e artistëve kryesor që u shpërblye ishte Dadienl Day-Lewis i cili bëri histori në ‘Oscar’ duke u bërë aktori i parë që fiton çmimin ‘Best Actor’ tri herë radhazi.

Ylli britanik e fitoi këtë çmim falë rolit në filmin ’Lincoln’, drejtuar nga Steven Spielberg.

Pa u shpërblyer nuk mbeti as edhe ‘gjuetarja’ e çmimeve, Adele e cila u shpërblye me ‘Best Original Song at the Oscar’ falë hitit ‘Skyfall’ në filmin për James Bond.

Këtë çmimi Adele e priti mjaftë e emocionuare me lot në sy.

Çmimin për aktoren më të mirë e fitoi Jennifer Lawrence në filimin,’ Silver Lilings Playbook’. Ky çmim e bëri aktoren të emocionet aq shumë saqë teksa po dilte në skenë për ta pranuar trofeun, këngëtarja ngeci në skenë dhe u rrëzua.

Filmi ‘Argo’ u shpall filmi më i mirë. Producenti i këtij filmi, Grant Heslov falënderimet për këtë çmimi ia atriboi regjisorit Ben Affleck dhe producentit George Cloony.

Ndërkaq, me ‘Oscar’ u shpërblye edhe aktori Christoph Waltz për rolin e tij në filmin ‘Quentin’s Django Unchained’.

Sukses ka shënuar edhe filmi “Life of Pi”, që ka rrëmbyer katër çmime, përfshi dhe atë për regjisorin më të mirë, Ang Lee.

Anne Hathaway doli triumfuese në kategorinë, ‘Best Supporting Actress’ duke i shtuar koleksionit të saj edhe një trofe falë rolit në ‘Les miserables.

Lini një koment