Daçiq: Zgjidhja për Kosovën, vetëm me kompromis
Qeveria e Serbisë është unike dhe ka konsideruar se mund të ketë një zgjidhje të drejtë të problemeve me Kosovën, vetëm me kompromis të nevojshëm nga të dyja palët, ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, në një takim që mbajti sot me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë, Francës dhe Italisë dhe me kreun e misionit të BE-së në Beograd.
Ndërkaq, qëllimi i këtij takimi ishte dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.
“Qëllimi i dialogut është që të sigurojë rendin dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, theksoi Daçiq.
Serbia mbështet zbatimin e reformave dhe është në rrugën e duhur për të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian, thuhet në një deklaratë të lëshuar për media nga Qeveria e Serbisë.