Kalo te lënda

Dacic: Jo, asociacion komunash në Kosovën e pavarur

f_0225212611506_mKryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka mohuar sonte se në bisedimet me Prishtinën Serbia kërkon të sigurojë formimin e asociacionit të komunave serbe në kuadër të Kosovës së pavarur. Në një intervistë për televizionin B92, Dacic ka thënë se vetëm është arritur pajtueshmëria që të punohet në heqje e institucioneve paralele, por pa u prekur çështja e statusit të Kosovës.

Ai ka thënë se dëshiron që të zgjidhet çështja e Kosovës,” por jo në atë mënyrë që ta dorëzojë Kosovën, por që kjo çështje të zgjidhet në një periudhë të ardhshme, sepse me kalimin e kohës Serbia çdo ditë largohet nga zgjidhja pozitive”.

Dacic gjithashtu ka mohuar që në takimin e Brukselit të jetë biseduar për ulësen e Kosovës në OKB, duke potencuar se ai kaherë ka propozuar demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për këtë nuk ka hasur në përkrahje.

Ai ka thënë se këtë propozim më shumë e ka kundërshtuar përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Catherin Ashton, sesa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

“Nëse zgjidhim çështjen e asociacionit të komunave serbe, në qoftë se ata do të kenë kompetencat e tyre themelore, pastaj i zgjedhim edhe problemet e tjera. Ky është rast historik për Serbinë që ta zgjidh situatën e Kosovës “, ka vlerësuar Dacic, duke potencuar se, për dallim nga pushtetet e mëparshme nuk do t’i çojë serbët e Kosovës në vetëvrasje kolektive.

Lini një koment