Ç’bëhet në “Big Brother”?
Sezoni i gjashtë i “Big Brother Albania” mes shumë suprizave dhe spektaklit, mund të konsiderohet një “reality” i mbushur me “Agjentë 007”.
Çdo banor ka një sekret dhe lufta nuk bëhet vetëm për ta mbrojtur atë, por edhe për të zbuluar sekretin e konkurrentëve të tjerë. Misione dhe lojra të cilat priten të zbulohen në javët në vazhdim.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, banorët kanë pasur diskutime të ndryshme, disa prej të cilave mund t’i kuptoni më poshtë:
Jonilda: “Kam qenë shtatzënë”
Etleva dhe Jonilda ndodhen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të diskutojnë për lidhjet dhe martesat. Jonilda tregon edhe një herë se ka qenë 2 vjet e fejuar dhe më pas vajzat flasin për martesat sipas fesë.
Etleva thotë se ajo është Katolike dhe se ëndërron që një ditë të martohet në kishë. Në këtë moment midis vajzave lind diskutimi nëse lejohet martesa e një të krishteri me një mysliman në kishë.
Etleva thotë “unë mund të martohem në kishë edhe nëse burri im është mysliman sepse një katolik duhet të bëjë betimin në kishë”. Jonilda e kundërshton duke i thënë se ajo ka pasur të afërm të saj që u është dashur të ndërrojnë fenë për t’u martuar në kishë.

E ndërsa Etleva flet për besimin e saj dhe dëshirën e madhe që ka për t’u martuar në kishë biseda e tyre kalon drejt fëmijëve. Etleva thotë se i adhuron fëmijët dhe pyet Jonildën nëse do të dëshironte të kishte fëmijë. Jonilda i përgjigjet se edhe ajo i adhuron fëmijët dhe më pas rrëfen për shtatzëninë e saj.
“Kam qenë shtatzënë dhe e pata humb fëmijën tim, pa dashje, nuk e dija që isha shtatzënë ” thotë Jonilda duke sqaruar më tej se nuk kishte pasur dijeni për shtatzëninë e saj. Ajo thotë se e ka humbur kjo gjë ka ndodhur në javën e katërt të shtatzënisë.

Biseda per familjen
Pasi mbarojne së ngrëni drekën, banorët fillojnë përsëri nga bisedat e tyre. Për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, ata flasin për moshën, familjen etj. Kështu Etleva rrëfen se natën që filloi Big Brother 6, ajo bëri 20 vjeç dhe se vetja e saj i duket e vogël. Blendi nga ana tjetër thotë se është 19 vjeç.
Më pas Etleva e pyet Blendin për familjen dhe ai tregon se ka tri motra dhe dy vëllezër të tjerë. Kur vajza e pyet nëse ai është fëmija i vogël në familje, Blendi fillon të tregohet kontradiktor sepse fillimisht pranon se është fëmija i vogël dhe më pas thotë se ka edhe një motër më të vogël se veten. Ai nuk është i saktë as me moshën e motrave dhe vëllezërve të tij.
Blendi pyet Etleven për familjen e saj dhe ajo i tregon se ka dy motra dhe një vëlla. Më pas të dy flasin për karakteret e familjarëve të tyre. Pranë tyre vjen edhe Eldora dhe Blendi, i cili përsëri gënjen për moshën e tij, duke i thënë asaj se është 23 vjeç.

Iliri ngacmon Elenen dhe Etleven
Banorët ndodhen në dhomën e ndenjës dhe Iliri ngacmon Elenen, duke i kërkuar që ajo të flasë për jetën e saj dhe për më tepër për gjëra intime. Elena refuzon që të flasë, ndërsa banorët e tjerë qeshin me batutat e Ilirit.
Duke parë që ai po e ngacmon shumë Elenen, Etleva ndërhynë duke u munduar që të ndryshojë temën e bisedës.
Iliri nga ana tjetër fillon që ta ngacmojë edhe atë. Ai i kërkon që të thotë fjalën më të gjatë në italisht, por vajza refuzon duke thënë “s’dua të them atë që do ti”. Iliri këmbëngul duke i thënë se ajo nuk di dhe për ta bërë të flasë i thotë “ti nuk ballafaqohesh me njerëzit”.

Etleva nga ana tjetër i thotë se ajo nuk do që t’u përgjigjet pyetjeve të tij sepse ne çdo debat ai kërkon me ngulm që banorët t’i përgjigjen. “Çfarë do me tregu ti? Se je 7 vjet më i madh se unë dhe di më shumë?”, shton më tej Etleva.
Iliri thotë se ai është më i ditur se ajo, dhe vajza ia kthen se kjo ka ardhur vetëm si rezultat i moshës së tij. Më pas debati i tyre përfundon sepse Ilirin e thërrasin në dhomën e rrëfimit. /Indeksonline/