Kalo te lënda

Arrestohet hajni i stolive të arit

Ari1Pas një pune të gjatë operative, hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar Gafur S., i përkatësisë etnike ashkali, i dyshuar se ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve të rënda. I dyshuari, veprat i kishte kryer nëpër shtëpitë e qytetarëve ashkalinj në Ferizaj dhe në rrethinë, ndërsa kryesisht kishte vjedhur stoli të arit.

Gjatë intervistimit , i dyshuari ka pranuar se ka kryer gjashtë vjedhje në lokacione të ndryshme dhe se këto vepra i kishte kryer i vetëm, ka bërë të ditur Agim Gashi nga Zyra Rajonale për Informim në Ferizaj

Me rastin e bastisjes së shtëpisë së tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar stoli ari në vlerë rreth 5 000 Euro. Një pjesë e stolive dhe arit të vjedhur është gjetur dhe konfiskuar në dy lokale argjendarie në Ferizaj, të cilat i dyshuari i kishte shitur më herët.

Sipas viktimave, vlera e përgjithshme e stolive të arit në gjashtë rastet e vjedhjeve është rreh 20 000 euro.

Në një rast tjetër, në Talinovc të Muhagjerëve, policia ka arrestuar tre të dyshuar të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedh material ndërtimorë në një shtëpi të rrënuar të një banori serb të këtij fshati.

Policia, po ashtu ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e barnatores, ditë më parë në Kaçanik (F. L. 27 vjeç), deri sa dërgohej para prokurorit për rastin në fjalë, ka ikur nga ambientet e Gjykatës Themelore në këtë qytet.

Por, të nesërmen ky i dyshuar është arrestuar nga policia dhe me vendim të gjykatës, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lini një koment