Kalo te lënda

Tiranë, breshëri kallashnikovi ndaj oficerit, ndërron jetë në spital

fotoKa ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak oficeri i policisë Dritan Lamaj, pasi u plagos nga persona të paidentifikuar në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Dritan Lamaj, ish-shef i komisariatit nr.6 sipas policisë dyshohet se u vra nga më shumë se një person.  Viktima Dritan Lamaj, ish-shef i komisariatit nr.6 sipas policisë dyshohet se u vra nga më shumë se një person. Policia bënë me dije se vrasja e oficerit është bërë me armë silinciator.

Efektivët bëjnë të ditur se Lamaj ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Lancia me targë TR25 64 N në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Lamaj u dërgua me gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak ku informacionet e fundit bëjnë me dije se ish-shefi ra fillimisht në vdekje klinike dhe me pas humbi jeten .

Nga të dhënat e para mësohet se vrasja është një atentat i mirëfilltë mafioz. Autorët kanë studiuar cdo lëvizje të Lamaj dhe kanë gjetur momentin kur ai ndodhej i vetëm duke lëvizur me automjetin në errësirë në një zonë të pandriçuar por shumë të populluar në këtë orë të mbrëmjes.

Ish-shefi i Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj njihet si një person që në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit. Në këtë periudhë atij i janë bërë akuza publike për mënyrën sesi është sjellë kundrejt këtyre bizneseve, shkruan Shekulli. Po kështu në muajin shtator të vitit 2012 biznesmeni Arben Frroku akuzoi publikisht Lamaj se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij./Indeksonline/

Lini një koment