Shqiptari gjen granatë në shtëpinë e tij në veri
Në ora 16:15 është lajmëruar për një granatë që është gjetur në shtëpinë e një shqiptari në Lagjen e Boshnjakëve.
Mjeti shpërthyes ishte gjetur prej familjarëve të kësaj shtëpie të cilët e kishin lajmëruar më pas policinë e Kosovës.
“Në një shtëpi pronë e një shqiptari në Lagjen e Boshnjakëve është gjetur një granatë dhe dyshohet që e njëjta nuk e ka as siguresën”, ka thënë zyrtari për informim, në policinë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti për Indeksonline.
Sipas tij, është bërë evakuimi i personave nga shtëpia.