Rita Ora në romancë të re
Edhe pse këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora dhe Dave Gardner ende zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, ata tashmë disa herë janë paraqitur bashkë në disa ahengje.
Thuhet se çifti është në romancë tashmë një kohë, ndërsa Rita 22-vjeçe në shtëpinë e Dave në Londër ka filluar të qëndrojë gjithnjë e më shpesh kohëve të fundit.
Dave është miku më i ngushtë i futbollistit David Beckham, ndërsa ajo tashmë e ka njoftuar edhe me prindërit e saj. Rita vitin e kaluar është ndarë nga Rob Kardashian, derisa Dave nga ish martesa me aktoren Davinia Taylor ka djalin Grey.