Kalo te lënda

Rënie drastike e niveli të ujit në liqenet akumuluese

fotoLiqenet artificiale nga të cilat furnizohet ujësjellësi rajonal “Prishtina” e përmes tij edhe qytetarët e tetë komunave përreth që moti nuk kanë qenë në nivele më të ulëta se sa në kohë të fundit.

Reshjet e pakta atmosferike kanë ndikuar që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të bjerë për plot nëntë metra, ndërsa në atë të Batllavës për shtatë metra. Këtë ia konfirmuan KTV-së edhe zyrtarët e ujësjellësit “Prishtina”, sipas të cilëve aktualisht nuk duhet të ketë vend për shqetësim.

Për mungesë bore gjatë këtij dimri, rëniet e nivelit të ujit pritet të jenë  edhe më të mëdha, gjë që do të ndikojë negativisht në furnizimin e konsumatorëve me ujë të pijshëm.

Arbërie Zogjani – Hiseni, zëdhënëse e ujësjellësit “Prishtina”

thotë që nëse rënia e nivelit të ujit do të vazhdojë, atëherë gjasat janë që në muajt e ardhshëm, sidomos gjatë verës, të ketë reduktime më të ashpra në furnizim me ujë të pijshëm.

Një situatë e tillë duket edhe në liqenin e Batllavës. Në të, niveli i ujit ka rënë shtatë metra, kurse banorët e Orllanit thonë se nuk mbajnë mend një rënie të tillë kaq të madhe të nivelit të ujit.

Nga liqeni i Batllavës dhe ai Badovcit me ujë të pijshëm furnizohen tetë komuna të Kosovës, me gjithsej 433 000 konsumatorë.

Lini një koment