Kalo te lënda

Nora sqaron prerjen e flokëve

fotoKëngëtarja Nora Istrefi, në vazhdimësi është komentuar lidhur me përzgjedhjet e veshjeve në performancat e saj, që shpesh herë kanë ngjasuar me këngëtare të njohura ndërkombëtarisht. Përveç veshjeve, një temë që ngjalli shumë diskutim gjatë vitit të kaluar, janë edhe flokët, të cilat ajo i preu në një stil të parë tek shumë fytyra të njohura.

Duke folur për mediat shqiptare, Nora ka rrëfyer se si ka ardhur deri te kjo prerje flokësh: “Të them të drejtën, ka qenë shumë spontane ideja për të prerë flokët. Një përparësi e imja është se kam shumë flokë dhe kam shpetuar se kam hequr gjysmën, kështu që erdhi natyrshëm. Nuk jam bërë pishman që i kam prerë flokët, pasi jam më ndryshe.”

Ndërsa lidhur me reagimin e së emës, kur pa se si i kishte prerë flokët, këngëtarja ka thënë:
“Kur pa foton, tha se është montazhë. Por, kur vajta në shtëpi dhe i tregova, e kuptoi që është pjesë e biznesit që unë bëj në muzikë.

Lini një koment