Musliu: Beogradi po shantazhon Preshevën
Është paralajmeruar dialogu mes autoriteteve serbe të Beogradit mes liderëve nga Lugina e Preshevës, që prite të nisin nesër ( e hënë) megjithse kush nuk din edne se me cfarë agjende, kush do t’i prijë dhe me cfarë premtimesh vjen Beogradi apo me cfarë cfarë kërkesash del Presheva. Këtu dihen vetëm dy gjëra, se ky dialog fillon nesër dhe ajo se qeveria serbe pret në prill të marr statusin e kandidates për në BE. Dhe tashmë qeveria serbe ka intensifikuar aktivtetin në disa fronte, përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevë. Dhe ky turr diplomatik në emër të dialogut Serbisë ditëve të fundit me qeveritarët e saj, politlikaj e ministra drejt Preshevës, liderët e Luginës së Preshevës e presin me mjaft rezervë dhe janë skeptik se këto biseidme janë serioze, kështu i ka dejalruar sot agjencinsë së lajmeve “Persheva jonë” lideri i LPD-së Jonuz Mulsiu ish-drejtor politik i SHP të UCPMB-së. Këto bisedime të paralajmëruara përmes disa mediave serbe mes Beogradit dhe Preshevës sipas z.Musliu, sikur t’mos ishte muaji prill kur Serbia po përgatitet të fitoj statusin e kandidates për në BE-së, gjithkush e kupton se sa ato do të mund të jenë setioze dhe të sinqerta. Pra, sipas z.Musliu, këtu kemi të bëjmë me një dialog artificial.
Ma lapidarin u pa se “ranë prej dardhe”. Po, me dialogon a do të bien sërish liderët e Preshevës ?
“Zërat e e findit të Beogradit gjoja për dialog me Preshevën, tash para prillit, nuk është tjetër vec shantazhim i Serbisë me liderët e Preshevës. Me ketë hygjëm të Serbisë për dialog dhe v vizitat e shpeshta të shefit të Trupit Kooridnues Stankovic dhe ministrat bashkë me premtimet e tyre se do të bëjme ketë apo atë janë jo vetëm jo serioze por edhe hajgare të cilët edhe kësaj radhe përpiqen që prëmes Preshvës, në ektë rast në emër të dilaogut me ne, të fitojnë simpati tek komunitetit ndërkombëtarëm, sidomos para bruskelit kur tash qeverisë serbe i nevoitet për ta fituar statusin e kandidates në BE..” ka dekalruar z.Jonuz Musliu.
Sipas lideri të Luginë së Preshevës z.Jonuz Musliu, kjo “zemregjerësi” e qeveritarëve serbe me vizita të shpeshta, me shtrim durash e përqafime me liderët tanë s’janë gjë veq përpjekje të Beogradit për ta shantazhuar Preshevën, me “dialogun” artificial për t’i arritur synimeve në veta drejt BE-së. Deri në muajin prill ajo do të jetë në gjendje jo të bëjë, por të premtoj gjizhcka Luginës.
“Bujaria e Serbisë me shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës është dëshmuar viteve të fundit në Luginëne Preshevës, ku ky mjedis i populluar me shqiptare etnik dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë, nuk ka as maternitet, s ka as universitet, shqiptarë vriten, ndjeken e burgosen përmes proceseve të montuara politike..Se politika diskriminuese serbe arriti kulminacionin e vetë, u dëshmua me heqjen e lapidarit të UCPM;B-së me forcë me qindra forca të xhandarmërisë serbe..pra kështu u duk dialogu i Beogradit me shqipatrët e Preshevën. Vec kësaj, jemik dëshmitat se asnjë nga marrëveshjet e arritura mes autortetve serbë dhe të atyre të Luginës, kurrë Beogradi nuk ka rrespetkuar dhe zbatuar në praktikë.Mjafton të përmendim këtu marrëshjet e Kumanovës, pastaj ajo e Konculit (ku mori pejsë edhe Covic), marërveshja për amnisti për luftëtarët e UCPMB-së…Dhe tash kush dhe si t’i besohet Serbisë se dialogun e përfolur mund të jenë serioz dhe kush mund t’ia mbushin mdendjen liderëve të Luginës së Preshvës për t’i besuar më Beogradit, kur këta të fundit asnjëherë nuk kanë realizuar, përmbuhsur marrëveshjet apo premtimet e tyre ?..Besoj se liderët e Preshevës me lapidarin e UCPMB-së ranë nga dardha , që besoj se do të mbet një mësim i mirë, që t ‘mos bien më…” ka deklaruar në fund z.Musliu për “Presheva jonë”