Kalo te lënda

Mijëra konfirmime për protestën

fotoRreth 1 mijë e 300 veta e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e së nesërmes dhe mbi 250 kanë pohuar se ‘ndoshta’ mund të jenë pjesë e kundërshtimit të çmimit të rrymës, nesër në ora 12 para KEK-ut.
Kjo shifër figuron aty ku edhe është bërë shumica e organizmit dhe thirrja për protestë, grupi zyrtar në facebook i këtij organizimi.

Kërkesat e protestës së nesërme janë:

• Hetimi, konstatimi dhe përmiresismi i të gjitha faturave të muajit janar, të leshuara nga Korporata Elektroenergjetike e Kosovës.

• Dorehejen e gjithe zinxhirit menagjerial që, me pjesëmarrje aktive ose me neglizhence, i ka kontribuar kësaj tentative për hajni.

• Fillimin e hetimeve nga prokuroria për të gjthë personat që aktivish i kanë kontribuar këtij skandali,

• Rishqyrtimin e politikave tarifore të ZRRE-se dhe KEK-ut që do të rezultojnë me fatura të energjise elektrike që jane konform standardit të qyetareve të Kosovës.

• Ngrirja e faturave të janarit dhe stopimin e aksionit të shkyçjeve bazuar në këto fatura deri në adresimin e plotë të shqetesimeve tona.

Duke qenë të bindur se aksioni i shkyçjeve paraqet këmbëngulje të Koroporatës për të çu përpara hajninë e filluar dhe duke qenë të bindur në drejtesinë e kërkesave tona, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që deri në përmbushjen e këtyre kërkesave në menyrë të organizuar, por te padhunshme, të pengojnë shkyçjen e konsumatoreve të KEK-ut përmes protestave të hënën. Ne poashtu i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që menjeherë të ndërpresë asistimin e zyrtarëve të KEK-ut në fushatën pandershme të shkyçjeve./Indeksonline/

Lini një koment