Kalo te lënda

Halbauer: Jemi të paanshëm, por jo edhe pasivë

f_0225003344953_aKomandanti gjerman i KFOR-it, Volker Halbauer, tha se në përgjithësi situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, edhe pse ka ngjarje shqetësuese, si incidentet në veri të Mitrovicës dhe shkatërrimi i kohëve të fundit i varrezave serbe.

“Që trendi i ardhshëm të jetë pozitiv, duhet një polici më efikase e Kosovës e cila mund të jetë e suksesshme vetëm me mbështetjen e fortë të popullit”, ka thënë ai në emisionin “Slobodno srpski”, që emitohet në televizionet e Kosovës.

Ai kërkoi nga liderët lokalë politikë që të jenë më të ndërgjegjshëm për fjalët që i thonë, “sepse shpesh mund të rezultojnë me probleme të sigurisë”. Si shembull përmend pjesën veriore të Mitrovicës, ku thotë se pas deklaratave të “zjarrta”, vijnë reagimet. Në anën tjetër, ai thotë se ka elemente që këto tensione i shfrytëzojnë për interesat e tyre personale.

“Shumë elemente shohin përparësi në mbajtjen e situatës së tensionuar, që të vazhdojnë me veprimtari kriminale”, thotë ai. “Situatën duhet mbajtur në një ekuilibër të caktuar, e jo të ftohen njerëzit në protesta”.

Duke komentuar deklaratat e caktuara të politikanëve shqiptarë se KFOR-i në veri nuk angazhohet sa duhet, e në anën tjetër serbët që e cilësojnë KFOR-in si “ushtri okupatore”, Halbauer tha se KFOR-i është i paanshëm në misionin e ruajtjes së mjedisit të sigurt .

“Megjithatë, të jesh i paanshëm, nuk do të thotë se je automatikisht neutral. Të jesh neutral do të thotë se unë si KFOR i vëzhgoj në mënyrë pasive gjërat që ndodhin në Kosovë. Kjo nuk funksionon në këtë mënyrë, sepse ne kemi një mision dhe ne jemi përgjegjës për ta zbatuar atë. Si neutralitet nënkuptohet fakti se KFOR-i politikisht nuk e mban anën e askujt”, shton ai.

Duke folur për deklaratat e Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut, se këtë vit Kosova do të ketë ushtri, Halbauer tha se Këshilli i NATO-s në Bruksel shqyrton mundësinë “nëse mund të arrihet aftësimi i plotë operacional i FSK-së”.

“Në qoftë se deklarohet zyrtarisht, atëherë FSK zyrtarisht do ta arrijnë kapacitetin e plotë operacional”, ka specifikuar Halbauer duke shtuar një organizatë e tillë duhet të ketë strukturë multi-etnike, me pjesëmarrjen e serbëve dhe komuniteteve tjera pakicë, edhe në postet e larta, “sepse nga kjo varet nga shkalla e mirëbesimit, se sa do të jetë e pranueshme për gjithë territorin e Kosovës”.

Lini një koment