Kalo te lënda

E quajnë Ramën psikopat e nazist

fotoPartia Demokratike reagoi pas fjalimit të kryetarit të PS, Edi Rama, mbajtur në Konventën e kësaj partie, ku ai deklaroi se shqiptarët jetojnë në një Shqipëri të gënjeshtërt.

Sipas zëdhënëses së PD, Rama është një psikopat, që do vetëm pushtetin.

“Ne jetojmë në një Shqipëri të gënjeshtërt, populli shqiptar jeton në një Shqipëri të gënjeshtërt. Kjo deklaratë nuk vjen nga spitale psikiatrike, ky ofendim nuk ju bëhet shqiptarëve nga ultra nacionalistë serbë apo nazistë grekë, dhe as nga partitë shqiptare të ekstremit të majtë apo fantazmat e dala nga varri i Enver Hoxhës dhe Spiro Kolekës, por kjo deklaratë u bë dje nga Edi Rama në konventën e themelimit të “Partisë se re Rama”, partisë së një grushti neobllokmenesh, 99-shas e Mjaftucëve të Edi Ramës tek paraqiste atë që mediat e quajtën sot: Programi i Nastradinit”, tha Laura Vorpsi, zëdhënëse e PD, transmeton Tema.

“Shqiptarët sot jetojnë në Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Shqipëria e tyre është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë aleanca më e fuqishme e lirisë së të gjithë kohërave. Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në paranojën tuaj politike. Shqiptarët sot jetojnë në një Shqipëri me halle, por jetojnë në një Shqipëri ku qytetarët e së cilës lëvizin të lirë në mbarë Europën, arritje historike kjo, për të cilën Edi Rama bëri gjithçka që të ua mohonte atyre.

Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton do ju deklaronte shqiptarëve nga parlamenti mbarë botës se cilido që dëshiron të shohë një demokraci në veprim, të shkojë të shohë Shqipërinë,” vijoi zëdhënësja.

Sipas Vorpsit, shqiptarët do ndëshkojnë Ramën siç kanë bërë me etërit e socialistëve në vitin 1992.

“Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në mendjet psikopate dhe të sëmura për pushtet, që për hir të karriges së pushtetit organizojnë puçe për të marrë pushtetin me dhunë, shpallin aleancë me fundërrina dhe janë gati të pështyjnë në fytyrë në çdo moment vendin e tyre vetëm e vetëm që ta nxijnë atë. Shqiptarët jetojnë të lirë, ndërsa ata jetojnë në makthe, në terror nga frika e pasurisë së tyre. 23 qershori po vjen, shqiptarët do të ju japin atyre leksionin që ju dhanë 21 vjet më parë etërve të tyre mizorë”, ka theksuar Vorpsi.

Lini një koment