Kalo te lënda

Donika Kada: Lugina e Preshevës kot i mban sytë kah Prishtina…Qeverinë se kemi të zonjën !

donkaak1-300x191“Do të thoja se qeveria e Kosovës është duke bërë mjaft pak edhe për qytetarët e Kosovës e lërë më për Luginën e Preshevës, ajo nuk ka kredibilitetin e duhur, e dim që ka dalur nga zgjedhje shumë të brishta, ka probleme të mëdha me sundimin e ligjit, krimin e organizuar, korrupsionin.  Prandaj me keqardhje e them se ju, shqiptarët  nga Lugina  e Preshevës, pritni kot, lani duart nga qeveria aktuale…” ka deklaruar  fillimisht deputetja Donika Kada Bujupi, njëherit kryetare e AGK-së në intervsitë me  korrespendentët  e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”  në Kosovë.

Haradinaj për 100 ditshin e qeverisjes së tij në krye të qeverisë e ka treguar se është kryeministri më  mirë i mundshëm për Republikën e Kosovës

Presheva Jonë: znj.Bujupi, meqë  para pak ditësh jeni zgjedhur kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës, fillimisht  cka don  të thotë për ju ky post dhe cilat janë prioritet dhe planet në të ardhmën në kuadër të këtij institucioni të ri të grave në skenën politike kosovare ?

Donika Kada Bujupi: Unë mendoj që demoktratizimi i një shoqërie bëhet përmes partive politike të cilat pastaj në një kohë të caktuar marrin edhe përgjegjësi për vendin. Para ca kohe Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka bërë një hapje të fushqishme për të gjitha gratë të cilat kanë kapacitete profesionale me anë të të cilave e japin kontributin e tyre në shtet-ndërtimin e Kosovës që fatkeqësishtë gjendja aktuale tani për tani është koxha e brisht. Aleanca e Gruas së Kosovës me 15 Janar ka lansuar fushtatën me moton “Për një shtet ku burrat të kenë të drejta dhe asgjë më shumë dhe gratë të kenë të drejta dhe asgjë më shumë”  ku në ditët e para në pam një interesim jashtëzakonishtë të madhë të grave e sidomos të vajzave nga e gjithë Kosova e sidomos nga Prishtina ku për vetëm një javë kemi antarësuar mbi 200 gra kryesishtë profesioniste në Shëndetësi, Juridik, Ekonomi e sfera tjera të jetës.

Deputetja e parlamentit kosovar znj.Kada-Bujupi  i tha korrespondentes së  “Presheva jonë” në Prishtinë:  Ju shqiptarët e Luginës lani duart nga qeveria aktuale…

Presheva Jonë: znj. Bujupi, kohëve të fundit kemi parë e dëgjuar shumë qka rrethë koalicionit të mundshëm PDK-AAK. Dikush thotë se u mashtrua z. Haradinaj nga kryeministri Thaqi, qka në të vërtet ka ndodhur gjatë kësaj periudhe , kush kë po  e mashtron, cka po zihet  këtu ?

Donika Kada Bujupi: Në asnjë mënyrë nuk do të thoja që ka të bëj diqka me mashtrim, aleanca po të ishte e interesuar të hynte në koalicion ne do të pranonim qysh në vitin 2010 kur patëm një ofertë shumë të fuqishme të cilën e kemi refuzu. Arsyeja pse AAK ka qenë e interesuar që të marrë pushtet e jo të jetë pjes e pushtetit është fakti që Kosova sot gjendet në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, sociale ku cdo ditë edhe qeveritë mike po shprehin zhgënjimin e tyre për këtë qeveri. Kemi munges të investimeve, rritje të korupcionit, të krimit të pasigurisë e gjëra tjera që tregojnë se ky vend ka nevoj për një njeri të nivelit të një njeriu i cili e ka dëshmu veten me punën e tij në 100 ditshin e qeverisjes së ti z.Haradinaj ka treguar se është kryeministri më  mirë i mundshëm për Republikën e Kosovës.

Presheva Jonë: znj. Kryetare, jemi dëshmitarë të takimeve të shpeshta kohëve të fundit mes dy kryeministrave atij të Kosovës dhe Serbisë. Cili është vlerësimi juaj rrethë këtyre takimeve dserike uke pasur parasysh edhe deklaratën e ditve të fundit të z.Ramush Haradinaj se një ditë do ti shtrengonte duart edhe ai me kryeministrin serb Dacic ?

Donika Kada Bujupi: AAK mendon se përderisa kemi ende qështje të hapura me fqinjt tanë, atëherë patjetër se duhet të bisedojmë për problemet të cilat duhet mbyllur pasi që as Kosova si shtet sovran e i pavarur po as Serbia nuk mund të hyjnë në Europe me probleme të trashëguara të pa zgjidhura, standarde të shumta ndërkombëtarë kërkojnë që të kemi fqinjësi të mirë, fqinjësia e mirë nuk ekziston nëse nuk ka komunikim. Pra Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës pavarësishtë pozitës së saj jashtë apo brenda qeverisë, ajo do ta jap kontributin e saj për qështje nacionale rreth integrimeve, reformat zgjedhore etj.

Presheva Jonë: znj.Bujupi, gjatë këtyre bisedimeve, po humb apo po fiton Kosova, po e shohim që Serbia ka ambicie rreth një autonomie për veriun…?

Donika Kada Bujupi:  Mendoj që Kosova me pranimin e planit të Ahtisarit ka pranuar kompromisin më të madhë të mundshëm me anë të decentralizimit me anë të të cilave mbi kryetarët e komunave ka shumë përgjegjësi dhe prioritete të cilat mund të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve apo komunave ku ata veprojnë, por që sigurishtë se bazën apo qendrën duhet ta kenë në Prishtinë. Në parlamentin e Republikës së Kosovës ne kemi marrur garancione të fuqishme se Kosova për asnjë kusht apo moment të mos e kaloj planin e Ahtisarit, por prap them se është punë e qeverisë që ti njoftojë qytetarët rreth asaj se qka përmban ky plan.

Presheva Jonë: znj. Bujupi, i dini zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës sidomos pas largimit të lapidarit. Si i vlerësoni ju deklaratat e kryeministrit Thaqi ku akuzoi qytetarët e atjeshit se nuk bënë asgjë për ta mbrojtë lapidarin? Mendoni se Prishtina sot po bën për Luginëne  Preshevës aq sa Beogradi për serbët e Veriut ?

Donika Kada Bujupi: Unë konsideroj se sa të drejta kanë pakicat serbe në Kosovë po aq të drejta duhet që të gëzojnë edhe pakica shqiptare në Serbi, pasi që standardet për Europë duhet të jenë të njëjta për të gjithë rajonin e me theks të veqant për Kosovën e Serbinë. Do të thoja se qeveria e Kosovës është duke bërë mjaft pak edhe për qytetarët e Kosovës e lërë më për Luginën e Preshevës, ajo nuk ka kredibilitetin e duhur, e dim që ka dalur nga zgjedhje shumë të brishta, ka probleme të mëdha me sundimin e ligjit, krimin e organizuar, korrupsionin. Kjo qeveri po merret më shumë me problemet e veta se sa me probleme e qytetarët e saj të cilët e kanë zgjedhur, e lërë më me ata të Luginës së Preshevës. Prandaj me ekq ardhje them se ju, shqiptarët  nga Lugina  e Preshevës pritni kot nga Prishtina, lani duart nga qeveria aktuale…

Lini një koment