“Do ta fitojmë komunën shqiptare të Graçanicës”?
Kemi fituar komuna të reja, por çështja është nëse do t’i mbajnë serbët. A mund ta fitojmë në komunën e Graçanicës kryetarin serb në këto zgjedhje? A na garanton dikush se do ta kemi? Siç qëndrojnë tashti gjërat, ky projekt po ecën drejtën komunës shqiptare të Graçanicës, ka thënë deputetja në Kuvendin e Kosovës, nga Lista Unike Serbe, Rada Trajkovic, gjatë një debati në kuadër të projektit “Dialogu serbo-serbe”.
“Në fshatin Llapllasellë mbijnë disa shtëpi shqiptare, e askush nuk e di se si është blerë toka, e as kush është blerësi. Edhe kjo fshihet. Assesi të dihet. Siç qëndrojnë gjërat tani, në perspektivën e largët projekti shkon drejtë komunës shqiptare të Graçanicës”, tha Trajkovic, transmeton FoNet.
Sipas saj, bashkësia ndërkombëtare nuk i ka bërë presion të mjaftueshëm kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, për t’u sqaruar se çfarë do në politikën e jashtme dhe të brendshme, e çka në politikën ndaj Serbisë. /Telegrafi/