Kalo te lënda

“Big Brother”, mbrëmja e dytë

fotoSpektakli “Big Brother 6” filloi dje në “TCH”, me banorët që prezantuan secili nga një sekret të cilin nuk duhet t’ia thonë askujt prej banorëve të tjerë. Prezantuesja e këtij programi, Arbana Osmani dhe opinionisti Arjan Konomi u dukën mjaft në formë në startin e këtij edicioni.

Aventura e re e po vazhdon me mbrëmjen e dytë në shtëp, me 16 konkurentët që bashkëjetojnë mes sekreteve në shtëpinë më të shikuar të shqiptarëve.

Banorët janë: JOANA – 26 vjeç, farmaciste nga Tirana. ILIRI – 27 vjeç, recepsionist në një hotel në Firenecë. ELONA – 27 vjeç, ndjek rrugën e stilimit në Paris. BLENDI dhe ANDI – Binjakët me ngjashmëri identike, që përpara banorëve tjerë do paraqiten si një banor i vetëm, 19 vjeç, studentë nga Peja. OLSENI – 27 vjeç, pronar i një “fast food”-i në Athinë. ETLEVA – 19 vjeç, studente nga Miloti. ARSIMI – 32 vjeç, menaxher logjistike në Prishtinë. MARSELINO – 25 vjeç, banues në Bari. ELDORA – 27 vjeç, studente e infermierisë nga Tirana. ALTINA – 25 vjeç, aktore nga Gjakova. XHIMI – 25 vjeç, banues në Athinë. ELENA – 19 vjeç, studente dhe modele nga Tirana. ANAID – 27 vjeç, ka një biznes të vogël në Tiranë. OLTA – 25 vjeç, ka përfunduar studimet për juridik dhe ekonomi në Londër. SHPENDI – 30 vjeç, punon për një biznes familjar në Prishtinë. JONIDA – 25 vjeç, laborante në Parma.

Sekretet e secilit prej banorëve do të jenë pjesë e pandarë e lojës deri në fund të saj. Çmimi prej 100 milion lekësh, 70% do shkojë për fituesin dhe pjesa tjetër do ndahet në bazë të gjetjes së sekreteve.

Janë 13 sekrete dhe 2 misione në lojë.

Sekreti 1. Unë jam talasemik
Sekreti 2. Sporti që ushtroj është Taekwondo.
Sekreti 3. Nuk flas me babain prej 13 muajsh.
Sekreti 4. Jam i/e martuar.
Sekreti 5. Do të bëj një ndërhyrje estetike gjatë qëndrimit në Big Brother.
Sekreti 6. Portreti në gjoks është nëna ime.
Sekreti 7. Unë di mbi 1000 tekste këngësh përmendësh.
Sekreti 8. Në moshën 4 vjeçare kam pirë duhan për arsye shëndetësore.
Sekreti 9. Kam punuar si zhigolo.
Sekreti 10. Jam tifoz i çmendur i Real Madrid-it.
Sekreti 11. Prej 10 vjetësh kujdesem për një person me nevoja specifike.
Sekreti 12. Kam 100 palë këpucë.
Sekreti 13. Kanuni ka prishur lidhjen time.
Sekreti 14. Unë jam vegjetarian
Sekreti 15. Unë do të dërgoj një banor në nominim të përhershëm. (Misioni i Arsimit). /Indeksonline/

Lini një koment