Kalo te lënda

AAK kundër shkarkimit të tij

fotoKushdo që ka në plan ta largojë Jakup Krasniqin nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nuk do të mund të llogarisë në votat e AAK-së.
Kreu i kësaj partie, të paktën për momentin ka plane të tjera.
“Na më shumë e kemi me heqë qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta përkrahë kryeministrin Hashin Thaçi. Të paktën aty ku ka nevojë më shumë, për negociatat që po zhvillon me Serbinë.
Haradinaj u shpreh optimist të dielën se nuk do të dëmtojnë vendin bisedimet që po zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Sipas tij, asnjë marrëveshje eventuale e arritura në Bruksel me Serbinë, nuk do të jenë në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës. “Unë jam shumë optimist se në Bruksel nuk do të arrihet asnjë marrëveshje që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Haradinaj në Suharekë, raporton PrizrenPress
Arritja eventuale e ndonjë marrëveshje ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, për zgjidhjen e problemit të veriut të vendit, për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, sipas tij, nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.“Kushtetuta e Kosovës parasheh qartë krijimin e komunave të reja. Në Kushtetutën e Kosovës, është paraparë organizimi i komunave dhe mund të ndodhë një organizim i pjesshëm, por pa pushtet ekzekutiv”, tha Haradinaj./Indeksonline/

Lini një koment