Kalo te lënda

Thaçi: Shqiptarët të akomodohen si një shtet i vetëm

foto(E plotësuar) Kryeministri i vendit Hashim Thaçi edhe sot ka shprehur paknaqësinë ndaj zyrtarëve të Brukselit sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Sipas Thaçit, ndaj shqiptarëve nuk është e vetmja padrejtësi pasi që siç theksoi ai “ndaj shqiptarëvë është bërë një shekull i tërë i padrejtësive”.

“Justifikimet e Brukselit janë të paqëndrueshme dhe të pa justifikueshme për procesin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kritere të reja të cilat do t’i kryejmë në afat rekord”, tha theksuar Thaçi.

Duke folur për procesin e liberalizimit, shefi i qeverisë tha se shqiptarëve nuk ju mbetet tjetër veqse të akomodohen si një shtet i vetëm.

“Një shekull i tërë i padrejtësisë, këtu ka të bëjë një proces historik. Shqiptarve nuk ju mbetet tjetër alternativë veç të akomodohen si një shtet i vetëm”, ka shtuar Thaçi.

………………………

Edhe pse në mbledhjen e fundit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka braktisur sallën e Kuvendit të Kosovës, duke mos u pajtuar me propozimin e Qeverisë së Kosovës për Drejtorët e Bordit të Bankës Qendrore, kjo parti është zotuar se nuk do ta lëshojë më sallën e Kuvendit, cilido qoftë emër i propozuar nga Qeveria për çfarë do problemi.

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se AAK-ja nuk do e lëshoj më Kuvendin. “Në vetëm më pak se një muaj, katër herë është lëshuar salla e nga deputetët. Kjo është absurdi e llojit të vet. Mendoj se duhet vepruar ndryshe, për ti ruajtur fytyrën Kuvendit. Ne si Aleancë nuk duhet të lëshohet më salla, për një individ që nuk na pëlqen. Lëshimi i sallës kaq i shpeshtë, po krijon një ndjen që Kuvendi është i pa rëndësishëm. Pra, tani nuk duhet të lëshojmë më sallën, pse nuk na pëlqen një individ”, tha Gjini.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është mbledh sot në një seancë plenare ku në rend dite do të jetë shqyrtimi për herë të parë ose të dytë, i tetë projektligjeve.

Në rend dite do të jetë edhe debati parlamentar lidhur me gjendjen e sportit në Kosovë dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. /Indeksonline/

Lini një koment