Kalo te lënda

Shtohet numri i të prekurve me gripin e derrit

fotoVirusi H1N1, i njohur si “Gripi i derrit”, ka filluar të përhapet më të madhe. Gjatë kësjë jave, është rritur numri i të prekurve më këtë virus, këtë e kanë konfirmuar zyrtarët QKUK-së.

Deri më tani janë konfirmuar mbi 61 raste me këtë virus, dhe në Klinikën Infektive, për trajtim mjekësor po qëndrojnë 7 persona.

“Deri më tani janë konfirmuar mbi 61 raste me virusin AH1N1, 2 raste të vdekjeve. Aktualisht janë të shtrirë 7 persona në Klinikën Infektive, një i verifikuar me H1N1, gjashtë prej tyre në verifikim e sipër”, ka thënë Shpend Fazliu për Indeksonline.

Fazliu thotë se sa i përket furnizimit me barna ka mungesë të tyre porse kjo nuk varet nga QKUK por nga MSH.

“Sa i përket barnave dhe materialit shpenzues, ka mungesë të tyre sikurse edhe në klinikat e tjera. Furnizimi me barna dhe material shpenzues nuk varet nga QKUK, meqë ai bëhet përmes Demartamentit Farmacuetik në MSH”, ka theksuar Fazliu.

Zëdhënësi i QKUK-së, Fazliu, thotë se Klinika Infektive është e përgatitur për trajtimin e pacientëve të prekur nga ky virus, dhe se edhe terapia Tamiflu është e mjaftueshme.

“Klinika infektive është e përgatitur mirë për trajtimin e rasteve të tilla, ka staf të mjaftueshëm të mjekëve profesionist, përderisa përvojat e viteve të kaluara kanë ndikuar pozitivisht, poashtu ka terapi Tamiflu, për trajtim të rasteve të tilla”, ka shtuar Fazliu./M.Mustafa/

Lini një koment