Shqipëria ratifikon marrëveshjen me Kosovën për informacionin e klasifikuar
Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi ditën e sotme me 121 vota pro, marrëveshjen me qeverinë e Kosovës për ‘shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar’.
Ka qenë pikërisht informacioni i klasifikuar objekt i marrëveshjes, e cila kishte nevojë për t’u rregulluar sipas ligjeve të të dy vendeve në rastet kur ka shkëmbim të këtij informacioni. Ky ratifikimi i jep mundësinë ministrive të të dy vendeve që të shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin, transmeton shekulli.
Ligji parashikon edhe rastet e shkëmbimit të informacioneve të klasifikuara si tepër sekrete, ku sipas draftit parashikohet që këto informacione të qarkullojnë vetëm nëpërmjet kanaleve të certifikuara. Kjo marrëveshje shënon një hap përpara për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.
Në këtë marrëveshje, palët janë Agjensia Kombëtare e Inteligjencës, e cila përfaqëson qeverinë e Kosovës, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.