Sherr “Live” në TV, grushta mes deputetëve gjeorgjianë (VIDEO)
Dy deputetë gjeorgjianë janë rrahur në studion e një kanali privat gjeorgjian, gjatë një emisioni të drejtëpërdrejtë.
Koba Davitashvili nga partia Endërr për Gjeorgjinë dhe Sergo Ratiani nga partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare pas shrjave kanë kaluar në përplasje fizike.
“Unë do të ta shtyp kokën, gjarpër”,-tha Davitashvili gjatë emisionit, duke lënë të shokuar moderatoren e emisionit që tentoi më kot të qetësonte situatën e cila ka dalë nga kontrolli pasi Ratiani u çua i zemëruar nga tavolina, theu një gotë ujë pas tavolinës e u sul për t’u konfrontuar fizikisht me rivalin e tij, duke e qëlluar me grusht në fytyrë.