Kalo te lënda

Rita Ora harron “gruan” e saj, takohet me një djalë

f1_14-rita-ora1360838043Londër, 14 shkurt- Shumica e të famshmëve një vizitë në strip klub do ta mbanin të fshehtë por James Arthur fituesi i “X-Factor” nuk e ka pasur problem që të shkojë aty së bashku me Rita Orën, raporton sot tabloidi The Sun.

Ata shkuan së bashku në këtë klub duke hyrë nga dera e pasme për të mos u vërejtur nga gazetarët. Qëndruan deri në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas shkuan nëpër dhomat e tyre në të njëjtin hotel.

“ Ata nuk donin t`i shihte askush”, ka thënë një burim i tabloidit. “Ata hynë në klub nga dera e pasme dhe pastaj u larguan dikur vonë. James bëri shumë përpjekje që të kalonte sa më shumë kohë afër Ritës”.

Lini një koment