Rexhepi: Skandalet na zbehen imazhin
“E pranoj që sadopak këto skandale kanë zbehë imazhin e ministrisë por skandali më shumë ka pas publicitet medial, une vetë i kam inicu hetimet për këtë çështje, kjo nuk ka penguar që të vazhdojë procesi i liberalizmit të vizave”, tha Rexhepi për RTK-në.
E për zyrtarët e suspenduar pas skandalit të pasaportave, Rexhepi thotë se janë larguar për mospërmbushje të detyrave me të cilat kanë qenë të ngarkuar. Ai thotë se nëse ndonjëri nga ta mund të jetë i përfshirë në skandalin e pasaportave e me këtë do të duhej të merren organet e drejtësisë.
“Unë kam dashur ta riformatojë stafin, ata nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj kabinetit. Mua më duhet një profil tjetër i këshilltarëve, të jenë të profilizuar në procesin e riintegrimeve”, theksoi Rexhepi.
Ndërsa sa i përket shpenzimit të fondit për riintegrim, Rexhepi tha se është shpenzuar mbi 90% e fondit, dhe sipas tij pas reformave të reja për këtë çështje janë ndarë mbi 3 milionë euro.
Ministri i brendshëm ka thënë se marrëveshja e IBM-it po zbatohet në tërësi në të gjitha pikat kufitare duke përjashtuar këtu veriun e vendit ku thotë se ka vetëm disa probleme në transportin rrugor.