Kalo te lënda

Quhen parregullsi zgjedhjet e AAK-së, njoftohet Haradinaj

fotoValdete Abdullahu-Halabaku anëtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka shkruar një letër të hapur kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Ajo kishte marrë shkas kuvendin zgjedhor të gruas në AAK,nga i cili Donika Kadaj Bujupi kishte dalë kryetare.

Aty anëtarja e cila ka 12 vjet që është pjesë e kësaj partie, e njofton Haradinajn, me siç i quan, parregullsitë në votim dhe gjatë gjithë procesit.

Më poshtë, letra e plotë drejtuar Haradinajt.
I nderuar z. Kryetar,

Të nderuar anëtar të Kryesisë,

Para tri javësh në kabinetin tuaj e kam dërguar një letër me të cilën iu kam njoftuar për shpalljen e
kandidaturës sime për postin e Kryetares së AGK-së. Në atë letër përveç të tjerash kam theksuar se
shpresoj se “kandidimi im do të jetë një kontribut modest i thellimit të demokracisë në parti”.

Me keqardhje të thellë po ju drejtohem juve dhe anëtarëve të nderuar të kryesisë me konstatimin se
kuvendi i AGKsë u shndërrua në një farsë e cila u manifestua fillimisht me fyerje personale dhe familjare
kurse më vonë edhe me shantazhe, telefonata kërcënuese, bojkot total të çdo informacioni, parandalim
të çfarëdo kontakti me delegatet e kuvendeve dhe në fund me manipulimte procesit të zgjedhjeve dhe
rezultatit zgjedhor.

Në partitë normale lista e delegateve është e njohur për publikun javë para kuvendit, kurse në kuvendin
e AGKsë ajo u nxorr në fillim të kuvendit, nga çanta e Kryetares. Në demokraci gara demokratikë është
atëherë kur të paktën të dy palët kanë mundësi të barabarta për prezantim të programit garues. Mua
më është ndaluar çdo prezantim i programit, përderisa billbordat e znj. Kadaj në kryeqytet, promoja në
kuvend zgjedhor e deri te familjarët që e kontrollonin kinse mbarëvajtjen e kuvendit zgjedhor më bënë
të mendoj se gara për kryetare të AGKsë e ka tejkaluar përtej mase karakterin e vërtetë të kësaj gare.

Çfarë ndodhi në ditën e kuvendit:

Kuorum

• Një manipulim total me listat e delegateve

• Me gjithë insistimin tim në zyrën e AGK, por edhe tek z. Tolaj, vetëm 24 orë përpara kuvendit kam
marrë një listë prej 136 delegatesh të cilat “do të votonin”. U vërtetua se kjo listë ishte e përgjysmuar,
sepse votuan më tepër delegate në kuvend dhe aq më keq, ishte e pasaktë sepse votuan delegate që
fare nuk ishin zgjedhur nëpër kuvende të degëve. Në Kuvend votuan 208 delegate e jo 136, dhe në
shumë raste delegatet e zgjedhura u zëvendësuan aty për aty me personazhe të panjohura, që ishin
emrat e përzgjedhur nga vet kryetarja e AGK-së (dëshmitë janë të shumta ndërsa vet janë lajmëruar një
delegate nga Obiliqi e cila eshte hequr nga lista,nje delegate nga Rahoveci eshte hequr nga lista,një nga
Vitia e cila ehste dashur te votoje me automatizem, e shum te tjera. Në vend të tyre në mënyrë arbitrare
kryetarja aktuale ka caktuar persona të tjerë që të votonin).

• Në komunat ku nuk ka pasur kuvende zgjedhore tëAGK është thënë që Kryetari ka vendosur që të
votojnë delegatet ex-officio, nga kuvendi i 2008. Unë do të pajtohesha plotësisht me këtë vendim. Por
atë vetëm në rast se nuk do të kishte mbetur kohë për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degët e
mbetura. Por meqenëse kuvendi i përgjithshëm i AAK duhet të mbahet në Prill, mbajtja e kuvendit të
AGK me 8 Shkurt, pa u kryer kuvendet zgjedhore nëpër degë, nuk kishte kurrfarë kuptimi, e me këtë
as votimi ex officio. Aq më tepër, këtë të drejtë e gëzuan delegate të panjohura nga Leposaviqi, Zubin
Potoku, Skenderaj, Malisheva, Drenasi, Orllani, Prishtina etj. Edhe numri i këtyre delegateve e edhe
emrat e tyre ishin të njohura vetëm për kryetaren Kadaj Bujupi. Për Prishtinën për shembull votuan
është se kryetarja aktuale nuk ndihej e sigurtë në votën e tyre, dhe siç thashë më lartë delegatet
e pazgjedhura demokratikisht por të selektuara prej kryetares së AGK nuk e patën fare problem të
votojnë.

•Një tjetër shkelje serioze ndodhi edhe drejtpërdrejtë në votime. Pati raste të falsifikimit të identitetit
të delegateve. Të ashtëquajtura delegate, pa emër në listë dhe pa letërnjoftim arrinin deri te kutia
e votimit. Rastet jane corpus delicti, të zëna në vepër me fjalë tjera, dhe prapë askush nuk i njihte
përpos “klubit” të kryetares aktuale.

Vota e fshehtë është e garantuar me statut të AAK. Por në kuvendin zgjedhor të AgK bashkëpunëtoret e
ngushta të znj Kadaj, Kristina Llazri dhe Arbëresha Hetemaj, i vizitonin delegatet në kabinën votuese, për
tu siguruar se vota “shkon aty ku duhet”. Gjatë gjithë kohës znj. Kadaj intimidonte delegatet me fjalët:
“Rezultati është i garantuar. Ky votim është formalitet”. Fatkeqësisht kjo doli të ishte e vërtetë, sepse ai
qe kurdisur dhe i gjithë procesi s’kishte fare lidhje me demokraci.

Votimi për Këshillin Drejtues ishte po ashtu abuziv. Në ora 21:00, me përfundim të votimit, kutitë e
votimit janë marrë nga Kryetarja aktuale pa u hapur dhe pa u numëruar fare dhe janë dërguar në zyre të
AGK. Aty besoj unë, pritet që “ti nënshtrohen numërimit demokratik”.

E kam degjuar Kryetarin tonë të thotë se ata që vjedhin vota nuk janë Aleancë. Betohem se i besoj me
gjithë qenien time. Poashtu, me gjithë qenien time besoj se të gjithë ju do t’i shqyrtoni me kujdes këto
që po i them! Nëse nuk i shqyrtoni tani, jam e bindur se do të përsëriten!!!

Në fund, ju lus sinqerisht që këtë letër të mos e shikoni si një reagim të një personi të zhgënjyer dhe që
e ka humbur garën. Në fakt që në fillim kam qenë shumë e vetëdijshme për hendikepet e mia, marrë
parasysh pabarazinë garuese, kohën e shkurtë për prezantim të programit e poashtu strukturën rreth
kryetares aktuale.

Ju lutem shikojeni këtë si një letër të një anëtareje të Aleancës e cila qysh shumë e re, para 12 vjetëve,…
ka besuar në vizionin e kryetarit dhe në gjithë ju. Më shumë se gjysmën e jetës sime, prej adeleshencës,
jam Aleancë. Dhe gjithmonë do të jem.

Por ju lutem shikoni se si ka ndodhë kuvendi i AGK, qoftë me komision hetimor qoftë me formë tjetër
juridike. Sepse nëse nuk e shikoni tani po them prapë se jam e bindur se kjo praktikë do të përsëritet.

Ne të gjithë mburremi me frymën demokratike të AAK dhe vizionin e liderit, por praktika e këtij kuvendi
është e kundërta e tërë asaj që kryetari dhe te gjithë ne në mënyrë të vazhdueshme e promovojmë
përpara qytetarit Kosovar.

Unë kam qenë e gatshme të humbas në zgjedhje dhe e gatshme ta uroj kryetaren e rizgjedhur, por nuk
kam qenë fare e pregatitur se do të jem dëshmitare e abuzimit të tmerrshëm të demokracisë sonë.

E di që është e pazakonshme, por po e bashkangjes edhe debatin në faqen zyrtare të AGK në Facebook.
Gjykoni vet për gjuhën e përdorur nga gratë e Aleancës, të cilat e kanë dirigjuar procesin pa asnjë
skrupull. Dhe këtë nuk hezitojnë ta thonë as publikisht.

Sinqerisht,

Dr.Valdete Abdullahu-Halabaku

Lini një koment