Qeveria LDK- AAK kishte diskutuar legjitimimin e SHIK-ut
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli ndjehet krenar që i shërbeu këtij shërbimi duke e quajtur desert për karrierën e tij.
Ai në intervistë për “Rubikon” ka thënë se SHIK-u ishte legjitim dhe kishte 30 agjent.
Ai ka thënë se agjentet e tij punonin për ideale dhe jo për para. Veseli ka thënë se asnjëherë nuk kanë pranuar para nga bizneset.
Veseli ka pohuar se në kohën e Qeverisjes LDK-AAK ishte diskutuar për legjitimimin e SHIK-ut.
Duke folur për zgjedhjet në PDK ai ka thënë se kryeparlamentari Jakup Krasniqi do të jetë kandidatë për të gjitha postet partiake.