Me përgjimet … qeshet
Ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, anëtar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se PDK-ja nuk ka qenë financuese e SHIK-ut. Por ai nuk ka qenë në gjendje që të tregojë se prej nga i ka siguruar financat ky institucion. Ai ka përmendur vetëm ordinancën e Fatmir Xhelilit si financuese.
Veseli në KTV, ka thënë se informacionet e SHIK-ut janë gjithkund. Nuk ka saktësuar asnjë vend. “Informacionet që i ka mbledhur SHIK-u janë në çdo vend të shtetit tonë. Janë edhe në këtë studio. Nëse ju referoheni mistereve të shantazheve atyre iu frikësohen vetëm ata që janë njerëz të këqinj se kushedi çfarë kanë bërë dhe tash frikohen”, ka thënë Veseli.
Ai ka folur edhe për liderët e partive të tjera.
“Mendimi im për Albin Kurtin është ai që kam për secilin njeri të votuar nga populli. Ka një të kaluar të vet, që nuk është për t’u nënvlerësuar, është e kaluar sakrifikuese”, ka thën ai pasi kishte ironizuar se ‘Albini e mbanë vetën si me të kristalizuarin në aspektin nacional’ Ndërkaq kritikat e mëhershme të Ramush Haradinajt, kundrejt tij nuk i ka komnetuar gjatë. “Lajm i mirë për Kosovën lirimi i tij. Për kritikat s’kam asgjë kundër, vetëm le t’i konkretizojë”, ka pohuar.
Këtë herë nuk e ka shkelur syrin. Me skandalin ‘pronto’ të përgjimeve ai ka qeshur. Sipas tij, po të përgjoheshin njerëzit e rëndomtë, e folura e tyre do të ishte më skandaloze. “Fatmirësisht që nuk ka ndodhur me shoqërinë civile, fatmirësisht që nuk ka ndodhur me qytetarët e rëndomtë dhe fatmirësisht që nuk ka ndodhur me opozitën”
Veseli nuk ka treguar nëse do të kandidohet për kryeministër. “Hashim Thaçi është një djalë i ri, ai nuk duhet aq lehtë t’iu lejojë situatave politike që t’ia prishin imazhin”
Veseli ka pohuar se në kohën e Qeverisjes LDK-AAK ishte diskutuar për legjitimimin e SHIK-ut. Duke folur për zgjedhjet në PDK ai ka thënë se kryeparlamentari Jakup Krasniqi do të jetë kandidatë për të gjitha postet partiake./Indeksonline/