Kalo te lënda

LDK dhe VV bojtkotojnë seancën

fotoNë mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka shtyer punimet për seancën e radhës.

Kryeparlamentari Krasniqi, e ka përmbyllur seancën pasi që deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes kanë bojkotuar seancën e Kuvendit. Ata kanë kundërshtuar bordin e propozuar për Agjencionin Kosovar të Privatizimit, duke e cilësuar atë si përzgjedhje më shumë politike sesa profesionale

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se nuk e pranojnë në asnjë mënyrë një grup që përfaqëson interesat partiake të qeverisë.
“Këta kandidatë përfaqësojnë partinë dhe jo profesionalizmin, prandaj LDK e lëshon seancën”, deklaroi Beqiri.

Ndërkohë edhe Kryetari i grupit parlamentar të VV, Visar Ymeri shprehu qëndrimin e partisë së tij kundër propozimit për bordin të ri të AKP-së, me ç’rast ata lëshuan seancën.

Në anën tjetër, Adrian Gjini, shefi i grupit parlamentar të AAK tha që Aleanca e mban fjalën që nuk do të lëshohet seanca , mirëpo sipas tij ky bord gjithmonë ka qenë politik dhe po zgjidhet mbi baza partiake.
“Ju kërkojmë të mos lëshojmë sallën, sidoqoftë Aleanca e mban të drejtën për me votu kundër”, shtoi ai.

Pas largimit të deputetëve të LDK-së dhe AAK-së, mbetën 55 deputetë në sallë, kështu që u bë e pamundur vazhdimi i seancës edhe pse Adem Grabovci në emër të grupit parlamentar të PDK-së kërkoi 10 minuta pauzë./Indeksonline/

Lini një koment