Kalo te lënda

Kurti: Në Ligj thuhet “Hajdeni na plaçkitni!

f_0214132652894_aNë bazë të Projektligjit për Investimet e Huaja, investitorët e huaj do të mund të jenë të kënaqur, sepse ju thuhet: Hajdeni e na plaçkitni! Ky është vlerësimi që e ka bërë të enjten, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë debatit parlamentar për këtë çështje.

Kurti ka vlerësuar se në bazë të Projektligjit të lartpërmendur Kosova definohet si shtet në zhvillim, ose më saktë shtet i pazhvilluar, i cili shërben si trampolinë për kompani të mëdha të cilat vijnë në vend për të shfrytëzuar pa mëshirë pasurinë.

Lideri i Vetëvendosjes ka bërë publike edhe projektin e tyre në lidhje me investimet, në të cilin favorizohen shumë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Këtyre ndërmarrjeve duhet t’u mundësohet qasja në financim, mekanizma për fonde dhe subvencionimin në kamata. Politika tatimore duhet të stimulojë prodhimin. Ndërsa, administrata shtetërore duhet të reformohet, prokurimi qeveritar duhet të krijojë privilegje për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV-së ka ironizuar qeveritarët e vendit, duke thënë se ata duhet të shkojnë dhe t’i paqësojë të njerëzit në vendet në të cilat ka konflikt, duke u falur ‘formulën magjike ekonomike’, të cilën po duan ta aplikojë në Kosovë. /Telegrafi/

Lini një koment