Kalo te lënda

Heshtja e krimit në Mitrovicë

f1_14vjosa1360843769 Në kuadër të pikës “Koha për deklarime jashtë rendit të ditës”, Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e sotshme të Kuvendit të Kosovës shfaqi habinë me indiferencën e institucioneve dhe të gjyqësorit të Kosovës ndaj krimit që ndodhi trembëdhjetë vjet më parë në pjesën veriore të Mitrovicës. Siç u shpreh ajo, krimi serb në këtë pjesë të vendit nuk përfundoi me hyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë. Ajo përmendi se 13 vjet më parë në Mitrovicë u vranë 10 qytetarë, u plagosën 25, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 11 mijë qytetarë, ose rreth 1500 familje.

Çuditërisht, tha ajo, për këto krime askush nuk u përgjigj, organet e drejtësisë as vendore, as ndërkombëtare, nuk ndërmorën asnjë veprim.

Krimi po heshtet, ndërsa autorët shëtisin të lirë, të njohura si Rojet e urës, ose struktura të

të tjera, tashmë të njohura e të identifikueshme.

Ajo shtoi se krimet nuk parashkruhen.

Lini një koment