Grabovci nuk kërkon falje, “Ishte një ëndërr e keqe”
(E plotësuar) Grabovci nuk ka pranuar që të flasë për letrën që i kishte shkruar më herët Ramush Haradinajt ku e akuzonte për reket, për udhëheqje të kazinove, për pasurimin në mënyrë të paligjshme ku i thoshte sa ka shumë vila dhe shtëpi luksoze.
Ai ka thënë se është i gëzuar se Haradinaj është liruar dhe thotë se koalicioni ka sanca të bëhet.
Ai ka mohuar letrën e djalit i Smajl Hajdarit deputet i LDK-së i vrarë ku thotë se Grabovci e kishte kërcënuar gjatë luftës. “Kam pasur raporte shumë të mira me të. I kemi koordinuar shpesh aktivitet e luftës me të”
—
Pas një refuzimi të gjatë, protagonisti i skandalit të përgjimeve, Adem Grabovci ka pranuar t’i përgjigjet ftesës së emisionit Interaktiv të KTV-së. Ai nuk ka folur shumë për këtë skandal.
“Kjo ka qenë ngjarja më e rëndë për mua. Më ka shqetësuar tendenca e shpërndarjes së kësaj CD-je. Shkaktar kryesor i shpërndarjes është prokurori. Për mua ky është kapitull i mbyllur”, ka thënë Grabovci.
Ai thotë se ky ishte momenti më i veçantë i vështirë.
Për nipin i cili përmendet në skandalin e përgjimeve thotë se ka qenë shok i djalit të tij.
Lutjet e Mëngjesit do të mbahen në Kosovë vitin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar i sapo kthyeri nga kjo ngjarje që u mbajt në Shtetet e Bashkuara, Grabovci i cili ishte i ftuar aty.
Ai tha se do ta ftonte edhe Lëvizjen Vetëvendosje, meqë nuk kishte asnjë përfaqësues aty, port ha se ftesa ka ardhur prej oranizatorëve me emrat e të ftuarve.
Për kongresin e PDK-së tha se aty ka me të vërtetë një demokraci. “Ju keni pasur mundësi t’i përcillni procedurat, nuk ka pasur asnjë privilegj për askënd”, ka thënë Grabovci duke shtuar për Jakup Krasniqin që është njeriu më i respektuar në parti. Më herët Grabovci kishte thënë se duhej ta shkorkonin atë.
Njeriu që sot njihet si ai që ‘sill e pështill’ për shkak të skandalit të përgjimeve, për më të votuarin e PDK-së në Këshill Drejtues, ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin tha se anëtarët e PDK-së dinë të vlerësojnë kontributin.
“Padyshim se mund të marrë poste të larta sepse ka përkrahjen me vota prej Këshillit Drejtues”, ka thënë Grabovci.
Ndërkaq, për kryesinë e re ka thënë kryetari i partisë ka të drejtë t’i propozojë kandidatët. Ai ka thënë se pozita e sekretarit të përgjithshëm mund të shuhet.
Kritikat e deputetit Berat Buzhala nuk i ka komentuar por ka thënë se i respekton mendimet e kundërta duke shtuar se fjala publike duhet të ketë prapa edhe mbajtjen e përgjegjësisë./Indeksonline/