Kalo te lënda

Grabovci gënjeu publikisht për “zagarët e Malishevës” (Video)

f1_14-genjeshtra-balline-nr-31360873843

Prishtinë, 14 shkurt – Pas plot dy muajsh e gjysmë, Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së, e ka pranuar ftesën e emisionit Interaktiv të KTV-së për të folur gjerësisht për skandalin e përgjimeve.

Ai nuk ka pranuar t’ju kërkojë falje kolegëve deputetë, por skandalin e ka konsideruar si ëndërr të keqe.

Për nipin e Ministrisë së Integrimeve ka thënë se ka qenë shoku i djalit të tij, i cili ka pasur të drejtë të shkojë si student në praktikë aty, edhe pa intervenimin e tij.

Kadri Veselin ka thënë se e ka njoftuar për vizitën në Bruksel si mik që e ka, kurse për miratimin e buxhetit në Kuvend duhet respektuar edhe agjendën e kryeministrit.

Grabovci ka gënjyer publikisht kur është pyetur për përdorimin e termit “zagar” nga kryeministri Thaçi. Në fakt, incidenti në përurimin e Rrugës së Kombit ka ndodhur një vit më vonë se sa biseda e incizuar ndërmjet Grabovcit e Thaçit.

Deputeti i PDK-së nuk ka dashur të komentojë letrën dhe akuzat që ka bërë në vitin 2009 ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin pati thënë se ka vila edhe në Dubai e Monte Carlo, se u vë reket bizneseve dhe se udhëheq kazinotë në Kosovë.

Grabovci është shokuar kur është pyetur për akuzat e familjes së Smajl Hajdarajt, sipas së cilës ai e kishte kërcënuar në luftë deputetin e LDK-së, i vrarë në vitin 2002.

Zyrtari i lartë i PDK-së ka konfirmuar se këtë javë do të mblidhet Këshilli Drejtues i partisë për të emëruar kryesinë e re.

http://www.youtube.com/watch?v=ZxjIgsv2ULY&feature=player_embedded

Lini një koment