Kalo te lënda

Ersekë, ish-zjarrfikësi ekzekuton të dashurën dhe më pas vetëvritet, shkak xhelozia

Ersekë, ish-zjarrfikësi ekzekuton të dashurën dhe më pas vetëvritet, shkak xheloziaERSEKE –Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Ersekës. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Fatos Kapllani ka ekzekutuar me armë zjarri, tip automatik, të dashurën e tij Antoneta Petriti dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 32-vjeçares Petriti, në praninë e nënës së gruas, e cila mësohet se ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë të mitur.

Sipas dëshmisë së nënës së 32-vjeçares, Fatos Kapllani kishte shkuar në banesën e tyre për të festuar Shën Valentinin me Antonetën, e cila i shmangej prej kohësh. Sipas saj, Kapllani kishte marrë me vete një automatik dhe kishte qëlluar në drejtim të 32-vjeçares kur kjo e fundit kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të. 1

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i ngjarjes, ish-punonjës i zjarrfikëses në Ersekë, kishte një lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçaren prej kohësh. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Policia bën të ditur se viktima Antoneta Petriti e kishte denoncuar autorin për dhunë para pak ditësh, por më pas e kishte tërhequr padinë.

Sipas policisë, dyshohet se Kapllani ka kryer krimin e pasi nuk mund të pranonte faktin që 32-vjeçarja i shmangej dhe mendonte se ajo mund të kishte një tjetër lidhje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Fqinjët: Antoneta jetonte me të ëmën, ishte grua serioze
Të tronditur nga ngjarja e rëndë, fqinjët e viktimës Antoneta Petriti tregojnë se 32-vjeçarja njihej si një grua serioze dhe pas divorcit jetonte me të ëmën dhe vajzën e saj, pasi i biri ndodhej në Tiranë me të atin.

Fqinjët thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme, por kanë marrë vesh për ngjarjen e rëndë pasi kanë parë nënën e vajzës të dilte nga shtëpia e mbuluar me gjak.

(er.nu/BalkanWeb)

Lini një koment