Kalo te lënda

Disa struktura paralele në veri duhet të largohen, ndonjë mund të qëndrojë

f1_14korte-jpg1360828508Nuk mund të them nëse do të jetë kusht (i BE-së për Serbinë) apo jo, por pa dyshim disa prej strukturave paralele (në veri) do të duhej të largoheshin. Diskutimet rreth asaj se cilat do të duhej të ishin vazhdojnë. Kur flasim për veriun e Kosovës, natyrisht ekziston Plani i Ahtisaarit dhe gjatë negociatave në dialog të dy kryeministrat do të duhej të vendosnin nëse të gjitha strukturat paralele do të duhej larguar ose ndonjëra prej tyre mund të vazhdojë të qëndrojë, si për shembull, shkollat ose shërbimet sociale, por jo edhe ato të fuqishmet që i takojnë shtetit, ka thënë Joost Kortes, zv.drejtor i Zgjerimit në Komisionin Evropian, në intervistën dhënë “Rubikonit” të KTV-së.

Lini një koment