Brahim, nuk feston Shën Valentinin
I dashuri i Madonës, valltari 25 vjeçar, Brahim Zaibat ka zbuluar se nuk i lë përshtypje Shën Valentini dhe se kjo mbremje do të jetë te jete normale për çiftin, e që do të përfshijë një darkë dhe shikimin e një filmi.Brahim, ka thënë se kjo ditë nuk do të jetë edhe aq ndryshe nga ditët e tjera të vitit:
“Dita e të dashuruarve për mua është si çdo ditë tjetër. Nuk ekziston një ditë për dashuri. Nëse ju dashuroni, dashuroni për çdo ditë”.
Madonna dhe Brahim janë në lidhje që dy vite dhe lidhja e tyre erdhi vetëm disa javë pasi këngëtarja u nda nga ish I dashuri, Jesus Luz.