Kalo te lënda

Anulohet vendimi për shpalljen e Haradinajt “Qytetar Nderi” i Tetovës

uten navnDrejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni ka deklaruar se ka anuluar vendimin e Këshillit Komunal të Tetovës për shpalljen e Ramush Haradinajt “Qytetar Nderi i Tetovës”.

Në një deklaratë për Kanal5, Drejtori Shehtanski ka theksuar se ka firmosur vendimin i cili ka hyrë në fuqi dhe se do të bëhet publik gjatë ditëve të ardhshme.

Ky vendim i Shehtanskit pritet të komentohet nga autoritetet komunale të Tetovës, por edhe nga ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta.

Këshilli i Tetovës shpalli ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës Qytetar Nderi të Tetovës, mirëpo ky vendim ishte kontestuar nga Inspektorati i Pushtetit Lokal, për shkak se nuk ishte respektuar parimi i Badenterit, për shkak të mospjesëmarrjes në votim të këshilltarëve maqedonas, njofton agjencia Ina.

Haradinaj në një ceremoni zyrtare, më 4 shkurt, u nderua me titullin Qytetar Nderi i Tetovës.

Lini një koment