Kalo te lënda

Zhaku, në mbrojtje të Nazime Vishës

fotoInida Gjata e njohur me emrin artistik, Zhaku, pasi tronditi opinionin publik duke thënë se gjatë vitit të kaluar kishin tentuar ta përdhunonin, ka dalë në mbrojtje të së resë Nazime Visha, të cilën prokuroria e ka akuzuar për vrasje me paramendim.
“Po mirë moj (pa)drejtësi, për Nazimen nuk e gjeje dot një argument për ta shpallur si vrasje pa dashje atë të sajën, ashtu siç bëre me ata që sapo shpalle të pafajshëm pak ditë më parë?! Ky është një prej rasteve më të turpshëm që meriton revolten tonë. Kur femrat përdhunohen, rrëmbehen, u shkatërrohet e ardhmja qysh në fëmijëri, derisa detyrohen të vënë drejtësi me mjete, kushte dhe rrethana ekstreme. Nazimeja është simboli që duhet ta bëjë këtë shoqëri të tundet, ” ka shkruar Zhaku në rrjete sociale, për të vazhduar:
”A ekziston koncepti i “vetëmbrojtjes” për organin akuzues shqiptar?! A përbën krim përdhunimi dhe dhuna seksuale e fizike ndaj një të miture nga një burrë i martuar , me fëmijë, në moshë për të qenë babai i të përdhunuarës?! Në moshë për të qenë babai i të kërcënuarës, i të rrëmbyerës, i të shkatërruarës?! A ka organi i akuzëz më pak fakte se ne që e ndoqëm nëpër media , rastin e Nazimes? Si mund ta akuzoni për vrasje me dashje atë “fëmi”?! Njëlloj sic akuzuat për vrasje me dashje edhe 2 gardistët e 21 Janarit! Nuk mund ta kuptoj, a mos vallë keni përdorur të njëjtën dosje, të njëjtën cështje, të njëjtën papërgjegjshmëri , si ajo që përdorët për rastin më të fundit ?! Mbase drejtësia ndaj dhe është e padrejtë, pasi akuza është e papërgjegjshme! Rastet e Gërdecit, Ilir Metës e të tjerëve , mbase calojnë pikërisht tek akuza. Sic calon , madje “zvarranitet” rasti i Nazimes së vetme, të cilën në asnjë mënyrë nuk duhet ta braktisim. Ajo dhe femrat e tjera që rrojnë në kushte të vështira, të izoluara, dramatike! Shqipëria është e mbushur me Nazime! Bëjeni për të gjitha këto vajza që shkatërrohen qysh pa “lindur”, mos e akuzoni Nazimen për vrasje me dashje! Përndryshe, do të besojmë se drejtësia nuk e ka fajin tek gjykimi dhe gjykatat e saj por tek gjykimi i akuzës dhe identifikuesit të padrejtësisë, Prokurorisë!”
“Nazimja vrau se iu shkatërrua jeta. U dhunua që kur ishte fëmijë. Nuk kishte rrugë tjetër, ndaj e qëlloi Fiqiri Muçën. Drejtësia duhet të vërë ‘dorën në zemër’ kur të vendosë për fatin e saj…”. Kështu ishte shprehur diteën e vendimit, Besnik Visha, xhaxhai i vajzës, e cila qëlloi për vdekje Fiqiri Muçën mbrëmjen e 13 gushtit 2012.
Ai i ka bere apel drejtësisë shqiptare, ndërkohë që prokuroria ka mbyllur hetimet për Nazimen, duke e akuzuar për vrasje me paramendim.
Nazimja, kishte marrë mbi vete autorësinë e ekzekutimit me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit Muça, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve.

Lini një koment