Kalo te lënda

Takohen privatisht Meta, Topi, Spahiu, Basha

fotoJanë takuar papritur dhe gjenden aktualisht në një nga baret e Tiranës kreu i LSI-së, Ilir Meta, kreu i FRD-së, Bamir Topi, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Takimi ka nisur rreth orës 21:30 dhe po vijon ende në një bar pranë vilës 31 (ish-vila e Enver Hoxhës) tek ish-Blloku. Sipas burimeve, takimi ka si qëllim një aleancë të mundshme të tyre politike.

Nuk sqarohet ende, nëse do të bëjnë aleancë me PD apo do të krijojnë një pol të tretë.

Lini një koment