Kalo te lënda

Rrëshqitje dheu në Kalimash

fotoPër shkak të rrëshqitjeve dhe vjedhjes se rrjetave mbrojtëse në skarpatat e Rrugës së Kombit ka patur rrëshqitje toke të konsiderueshme.

Sasi të mëdha dherash dhe gurësh kanë rënë mbi shtratin e rrugës në aksin Kukës-Kalimash në afësri të fshatit Mamëz të Kukësit.

Në një pjesë rruge deri në 70 metër gurët dhe balta kanë rënë mbi rrugë duke ngushtuar ndjeshëm zonëe kalimit të mjeteve, njofton tch.

Veç kësaj për shkak të rrëshqitjes në rrugë nga prania e akullit dhe dëborës që nuk pastrohet ka patur aksidente të shumta me mjete që dalin nga rruga.

Lini një koment