Rita “si e martuar” me Cara Delevigne
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, pas thashethemeve për lidhje me Rob Karadashian, pastaj fituesin e “X Factor”, James Arthur, e më pas me Harry Styles, reperin Drake dhe Bruno Mars, vazhdon të shokojë komentohet për jetën private.
Tabloidi britanik “The Sun”, shkruan se ndonëse Rita mund të jetë ëndrra e meshkujve, ajo ka pohuar nuk ka kohë për meshkujt, por vetëm për shoqen e saj të ngushtë, modelen biseksuale Cara Delevigne.
Sipas Ritës dashuria e saj për modelen e vitit, Cara, është e pafund, ndërkohë që e quan “grua”:
“Ajo është zyrtarisht e imja! Është e paprekshme. E kam hequr nga “tregu”. Jemi si bashkëshorte të njëra-tjetrës.
Kur u pyet për meshkujt në jetën e saj, Rita Ora foli sërish për shoqen e ngushtë: “Nuk kam kohë për gjininë e kundërt aktualisht. Kam kohë vetëm për “gruan” time.”
Dhjetorin e kaluar, Rita Ora u nda nga vëllai i Kim Kardashian, Rob, i cili e akuzoi në Twitter se ajo e kishte tradhëtuar me më shumë se 20 meshkuj.
E pyetur nëse ky mesazh e lëndoi, 23-vjeçarja tha: “Nuk më erdhi keq për atë episod pasi unë nuk mendoj për gjëra që nuk kanë vlerë.