Kalo te lënda

Kur Dacic luan “tashak” me liderët e Luginës së Preshevës

bujanoccip1-300x173Pasi Serbia i “hangër në sy” liderët e Luginës së Preshevës të cilët pësuan fiasko me lapidarin dhe duke shfrytëzuar “fërkimet” e fundit mes liderëve kosovar dhe ata kosovolindorë, tash Serbia ka ndryshuar stregjinë e veprimit, ku përmes disa portaleve serbe luaan “tashak” me propozimet që Lugina e Preshevës herë duhet t’i bashkohet Maqedonisë e herë Shqipërisë, kur një ditë do të propozohet edhe “bashkim” me shqiptarët e Ukrainës ?!

 

Shërbimet sekrete në Serbi po përpiqen ta “shkëpusin” Luginën e Preshevës nga Kosova

 

Kur lexon disa tituj në disa prortale sikur ai “Lugina e Preshevës të bashkohet me Maqedeoninë” apo ai tjetri edhe më qesharak dhe utopik “Bujanoci kërkon t’i bashkohet Shipërisë” (?!) kupohet qartë se në cfarë “deregje” sot gjendet Presheva, Bujanoci dhe Medvegjë, kupto politika e liderëve të Luginës së Preshevës të cilën e amortizoi Beogradi me kërcnimet dhe lojën rreth lapidarit, ku aktualisht liderët e Preshevës gjendet në pozicion “pat” jo vetëm me Beogradin, por edhe me Prishtinën, ani pse nuk i kanë mshelur kapinxhikt.

 

 

Shkurt, keto propozime apo pas këtyre ideve për “bashkim” të Preshevës e Bujanocit herë me Maqedoni e herë me Shqipërinë fshihen shërbimet sekret serb për të kijuar jo vetëm huti dhe konfuzion por edhe për të krijuar kaos politik në skenën politike në Luginën e Preshevës me qëllim për t’i futur në qorr-sokak, që pastaj ata të sillen sikur “gusat n’mjegull”.

 

 

Dhe sipas kësaj logjike të “bashkimeve” të fundit të Luginës, shqiptarët e këtyre viseve po deshkan sërish të organizojnë Referendum, dje për bashkim me Kosovën, sot për atë me FYROM (qe ende as veta e shkreta s’ eshte Republikë) dhe nesër me Shqipërinë ?! Kjo i bien ndryshe me “shpu bira n’ujë” ?!

 

Përderisa liderët e Luginës së Preshevës tash e sa vjet, së paku 12 vjetët e fundit, nga Referendumi i vitit 1992 e keshut gjithnjë kanqë qenë unik dhe kan folur me një zë se perspektivën e Luginës së Preshvës e shofin vetëm kah Kosva, kupto bashkimi me shtetin amë të Repubilkës së Kosovës.

 

Fundja, ketë deshtën apo nuk deshtën ndonjë liderë janë të autorizuar që të zbatojnë Referendumin e “92 ku popullata u kishte shprehur vullnetin për ribashkim me Kosovën e drejtë kjo e garantuar nga karta e OKB-së dhe Helsinkit për popujt autokton me të drjetë për vetvendosje.

 

“Lugina e Preshevës të bashkohet me Maqedoninë”, “Bujanoci po shkon në Shqipërinë” dhe këto janë propozimet politikës serbe, që u dëgjuan se fundi nga “Lista Serbe”të cilët nga albanofobiaduke luftuar në e mëro të “Shqioërinë së amdhe” me qëllim të krjimit të “Serbisë së amdhe ” kupto edhe me territoret e shqiptare në Luginën e Preshevës.

 

“Ky është vetëm një sulm ndaj popullit serb në Bujanoc, të cilin nacionalistët shqiptar duan ta ndërtojnë Shqipërinë e madhe. Shqiptarët nga Tirana dhe Prishtina duan ta rrëmbejnë Bujanocin nga Serbia dhe t`ia bashkangjesin Kosovës dhe Shqipërisë. Ne, nga lëvizja për komunën e Bujanocit me vite të tëra po paralajmërojmë për tendenca të tilla, mirëpo qeveria shtetërore as që na dëgjon” ka thënë doktor Mile Stojanoviq, lider nga lista e komunës së Bujanocit, i cili po tenton të vijë deri tek takimi me presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Ivica Daçiq.

 

Luigina e Preshevës ende e mbushur plotë agjent të Milosheviti dhe paetizan të Rakonovicit

Thjeshtë keto janë kalkulime nuk kanë prej nga të dalin pos nga ana e shërbime ve të ndrythme serbe, sidomos të atyre nga ish-regjimi i Miloshevicit, të cilat ende janë aktivë përmes agjentëve në ballkan, përfshirë ketu edhe Luginën e Preshevës.

 

Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2200 agjentë serbë (700 në Kosovë) prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, ka njoftuar “actualno.com”. Në mesin e këtyre spiuneve mbi 10 për qind i kishte përqëndrur Miloshevic edhe në Serbinë jugore (kupto Luginën e Preshevës) vise këto të banuara kryesisht me shiptarë etnik, tansmeton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Sidoqftë, pamavrësisht nga këto spekluime dhe opërpjkej për të krijuar huti në masë apo për ta truluar ndonjë ldierë aty-këtu, një gjë dihet se shqiptarët e Luginës së pershvës njëhere e përgjithmonë e kanë përcaktuar fatin e perspektivës, ardhmërinë e tyre drejt Kosovës, mos sot nesër, i cili vullnet eshte konfirmuar disa herë nga liderët e saj, por edhe nga populli i saj përmes Refendumit të viti 19922 si dhe të anketave dhe sondazaheve të ndryshme.

 

 

Siq raporton Top Chanel « një ekip hulumtues i Agjencisë Informative “Presheva Jonë” ka publikuar dje të dhënat e një sondazhi që përfshiu 1028 qytetarë të Luginës së Preshevës, lidhur me perspektivën dhe statusin e tri komunave (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) të banuara me shqiptarë etnikë.”

 

 

Sipas Top Channel” kjo anketë është organizuar jo vetëm për shkak fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për shkak të disa deklaratave të fundit dhe dilemave të disa liderëve politikë dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, si dhe komandantëve dhe nga ana e OVL-së të UÇPMB-së rreth dialogut dhe të ardhmes së Luginës së Preshevës. Sondazhi me 1028 qytetarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dëshmon se popullata mendon krejt ndryshe nga politika ditore e Luginës së Preshevës. Ndërsa të anketuarit, pjesa dërmuese thonë se janë për bashkim me Kosovën, strukturat politike në Luginën e Preshevës kanë mendime të larmishme. »

Lini një koment