Kalo te lënda

Drecun: Institucionet në veri do të forcohen

f_0213144438386_mKryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se institucionet serbe në Kosovë nuk do të shpërbëhen.

“Nuk ka largim të institucioneve derisa nuk arrihet marrëveshje e plotë për çështjen e Kosovës. Nëse arrihet marrëveshje sipas platformës sonë, atëherë do të formojmë bashkësinë e komunave autonome serbe”, ka thënë Drecun, transmetojnë mediat serbe.
Ai është zotuar se Beogradi do t’i forcojë institucionet serbe në Kosovë, pasi “ato janë e vetmja mënyrë për të mbijetuar serbët”, transmeton Rel.

Faktori ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht presion Serbisë që të shuajë strukturat e saj të sigurisë dhe drejtësisë nga veriu i Kosovës.

Këto struktura pritet të diskutohen edhe në takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me atë të Serbisë, Ivica Dacic, i cili do të zhvillohet më 19 shkurt në Bruksel.

Lini një koment