Kalo te lënda

Çiljeta pas lindjes; “Zoti donte që djalin ta lindja në ditëlindjen time”

ciljKishte planifikuar të bënte lindje me operacion në datën 10 shkurt për sjelljen në jetë të fëmijës së saj të parë, por Çiljeta Xhilaga u bë nënë më parë, pikërisht në ditëlindjen e saj, më 5 shkurt, pesë minuta para ditëlindjes së saj më 6 shkurt. Menjëherë pasi ka ndier dhembjet e lindjes, Çiljeta i është drejtuar maternitetit, ku ka sjellë në jetë djalin me operacion çezerian.

 

Çiljeta ka preferuar ta japë vetë lajmin nëpërmjet rrjetit social facebook, ku ka shkruar një status me fjalët: “Të dashur miq, sot ju njoftoj se jam bërë mami. Zoti donte që djalin ta lindja në një datë me ditëlindjen time, vetëm 5 minuta para se të hynte data 6 shkurt. Jam mami më me fat në botë që kam sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm dhe të paparë”, ka përfunduar statusi i saj i shkruar prej këngëtares nga telefoni i saj, Blackbarry. Çiljeta kështu bëhet për herë të parë nëna e djalit që e ka quajtur Fernando, që sipas këngëtares u ngjan të dy prindërve. Fëmija lindi në peshën 3 kg dhe gëzon shëndet të plotë. Vetëm pak ditë para se të planifikonte lindjen.

Lini një koment