Çeku: Veteranët nuk janë përjashtuar nga manifestimi
Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, vlerësoi se deri më tani procesi i aplikimit ka shkuar mirë dhe në mënyrë dinjitoze.
Sipas vlerësimeve të Komisionit deri me 12 shkurt janë tërhequr 48 mijë e 729 aplikacione për njohjen e statusit të veteranit, kurse janë dorëzuar 32 mijë aplikacione për njohjen e statusit të veteranit.
Kryetari i këtij komisioni, njëherit ministër i FSK-së Agim Çeku edhe një herë bëri thirrje për të gjithë ata që pretendojnë se u takojnë këtyre kategorive pjesëmarrës në luftë për çlirimin e vendit, t’i shfrytëzojnë këto 15 ditët e mbetura për t’i dorëzuar aplikacionet deri më 28 shkurt kur edhe përfundon afati i aplikimit.
Çeku tha se pas verifikimit të të gjitha aplikacioneve Komisioni do t’i bëjë publike listat me emrat e atyre se kujt i është njohur statusi i veteranit, invalidit, dëshmorit dhe pjesëtarit të UÇK-së .Të gjithë aplikuesit kanë të drejt ankese tha kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, Agim Çeku.
Sa i përket vendimit të Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, për të mos qenë pjesë Këshillit Organizativ për shënimin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Çeku tha se veteranët nuk janë përjashtuar nga manifestimi dhe se ata janë gjithkund në institucionet e vendit./Indeksonline/